Maurizio Sarri e kompletoi transferimin te Juventusi në fundjavën e kaluar, pas qëndrimit njëvjeçar te Chelesea.
Trajneri italian e fitoi Ligën e Evropës dhe e kualifikoi skuadrën londineze në Ligën e Kampionëve, mirëpo ai nuk vendosi të qëndronte në Stamford Bridge.
Tuttosport raporton se Juventusi ka paguar një milion euro për ta liruar Sarrin nga kontrata trevjeçare që e kishte me Chelsean.
Edhe pse ishte raportuar se trajneri italian kishte një klauzolë prej gjashtë milionë eurosh, mediumi italian ka bërë të ditur se për të janë paguar vetëm një milion.
Sarri pritet që te Juventusi t’i marrë edhe dy lojtarë të Chelseat, si Jorginho dhe Emerson Palmieri, derisa shuma e transferimit për dy lojtarët është 100 milionë euro.
Nga ana tjetër, klubi nga Londra po e kërkon rikthimin e Frank Lampardit në klub, që aktualisht drejton Derby Countyn, si trajnerin e tyre të ri. /Telegrafi/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...