Kampioni në fuqi i Italisë, Juventusi nuk ka në plan për të mbajtur sulmuesin Gonzalo Higuain madje edhe nëse Chelsea refuzon opsionin për blerje në formë të përhershme gjatë verës.
Reprezentuesi argjentinas iu bashkua “Bluve” muajin e kaluar në formë huazimi nga Juventusi, por klubi arriti të përfshijë opsionin për vazhdimin të kësaj forme të marrëveshjes edhe për një vit ose të nënshkruaj kontratë në formë të përhershme, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga Calciomercato, skuadra londineze mund të siguroj shërbimet e tij këtë verë pavarësisht ndalesës në merkato për shkak se ata mund të aktivizojnë klauzolën para fundit të muajit qershor.
Megjithatë, skuadra nga kryeqyteti i Anglisë dëshiron një çmim më të vogël se shuma prej 31 milionë, por Juventusi ngurron për të pranuar diçka të tillë dhe marrëveshja prandaj mund të arrihet.
Në këtë rast, “Blutë” kanë opsionin për të vazhduar tutje edhe për një vit me argjentinasin ose Juventusi do të mendoj shitjen e tij në formë të përhershme te ndonjë klub tjetër./arbresh.info/
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...