Juventusi është duke menduar kalimin në formacionin 3-4-3 për ndeshjen e nesërme ndaj Olympiakos.
Gjatë rrugës së tyre drejt finales së Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, “Zonja e Vjetër” ka përdorur formacionin 4-3-2-1 ose 3-5-2, duke kaluar shpesh me tre mbrojtës ose katër gjatë ndeshjeve, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, trajneri Massimiliano Allegri është në mungesë të opsioneve në krahun e djathtë pasi Benedikit Howedes dhe Mattia de Sciglio janë të dy të lënduar, ndërsa Stephan Lichtsteiner është lënë jashtë skuadrës për Ligë të Kampionëve.
Si rezultat i kësaj, ‘SportMediaset’ beson që “Zonja e Vjetër” mund të kalojë në formacionin 3-4-3 për ndeshjen e nesërme.
Andrea Barzagli, Medhi Benatia dhe Giorgio Chillini pritet të mbrojtnë Gianluigi Buffonin./arbresh.info/
Formacioni i mundshëm i Juventusit: Buffon; Barzagli, Benatia, Chiellini; Douglas Costa, Pjanic, Matuidi, Sturaro; Dybala, Higuain, Mandzukic
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit