Juventusi humbi keq kundër Fiorentinës, duke konfirmuar problemet e mëdha në skuadrën e Andrea Pirlos.
Crisitano Ronaldo shënon rregullisht, ndërsa edhe Alvaro Morata nuk është keq me numra, por skuadra pëson shumë.
Paulo Dybala është totalisht larg formë së tij, ndërsa tani klubi po kërkon një sulmues rezervë.
Tashmë janë tre lojtarë në listën e Juventusit, pasi klubi po kërkon një sulmues të dytë, apo rezervë.
Fernando Llorente, Arkadiusz Milik dhe Odsonne Edouard janë emrat që qarkullojnë më shumë në mediat italiane.
Spanjolli e njeh ambientin, pasi edhe më parë ka qenë në klub, ku ka fituar edhe trofe.
Polaku Milik ka qenë ne listë edhe gjatë verës, por tani Juventus mund të përpiqet ta marrë atë me kosto të ulët, pasi Napoli do të donte të fitonte të paktën 15 milionë euro.
I fundit në lisën është Odsonne Edouard , 22-vjeçari i Celticut, por shumë klube janë vënë pas tij, ndërsa shifra që duhet të paguajë klubi është 30 milionë euro./Telegrafi/
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...
Pse vitamina D ndonjëherë nuk vepron? Ndoshta po e merrni në...
A mund të mbahen larg rrjeteve sociale? Australia po e bën, ...
Si ndikon muzika e preferuar në trurin tonë: Efekti i nostal...
Elezi: 15 subjekte dorëzojnë listat me 541 kandidatë për dep...