Juventusi ka shprehur interesim për shërbimet e Ilkay Gundogan.
Sipas asaj që raporton gazetari turk, Ekrem Konur, Juventusi është emëruar si një nga klubet e interesuara për një lëvizje për mesfushorin e Manchester City, Ilkay Gundogan.
Reprezentuesi gjerman, është në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me Cityn dhe për këtë arsye mund të negociojë një marrëveshje parakontrate me klubet e huaja përpara një transferimi të lirë në verë.
Kjo i ka hapur derën Juventusit për të hyrë në bisedë pasi një transferim i lirë mund t’i përshtatet për shkak të çështjeve të tyre financiare, kjo pasi Juventusi është duke kaluar një situatë jo fort të mirë.
Gazetari shton se ‘Bianconerët’ do të përballen me konkurrencë nga Bayern Munich dhe Barcelona për nënshkrimin e tij.
Vdiq në një vetaksident në Prevallë, nxirret trupi i pajetë ...
Fjala e plotë e Ministrit Konjufca në Këshillin e Sigurimit ...
Prokuroria nuk ka informacione se kush i dërgoi eksplozivët ...
Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrë...
Kamioni rrokulliset te hyrja veriore e autostradës “Ibrahim ...
Çmimet e produkteve elementare vazhdojnë të jenë të larta