Pas nënshkrimit me Cristiano Ronaldo, raporte të ndryshme pretendojnë se Juventusi mund të ketë si shënjestër edhe bashkëlojtarin e tij te Real Madridin, Marcelon, në rast se Alex Sandro largohet.
Tarifa prej 100 milionë euro, plus 12 milionë pagesa ndaj ish klubeve të tij, është blerja më e shtrenjtë nga një klub në Serie A duke thyer kështu rekordin prej 94 milionë të vendosur nga Juve me transferimin e sulmuesit Gonzano Higuain në vitin 2016 nga Napoli, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në ‘Media Premium’, biznesi ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit nuk ka përfunduar ende.
Nëse Alex Sandro pranon ndonjë tjetër ofertë madhështore nga Paris Saint Germaini, Manchester United, Chelsea apo Manchester City, atëherë “Zonja e Vjetër” do të kthej vëmendjen te Marcelo.
Braziliani sapo ka mbushur 30 vite dhe ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2022, prandaj nuk do të jetë i lirë./arbresh.info/
Tentohet të vidhet Posta Shqiptare në Shkodër
Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë
Tragjedi në kantonin e Argau, 18-vjeçari ngjitet mbi tren, v...
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...
Gjykata cakton datën e seancës për shpërthimin në Ibër-Lepen...