Juventusi duket se e ka gjetur përforcimin e parë nën drejtimin e Maurizio Sarrit.
Theo Hernandez, mbrojtësi i majtë i nxjerrë në afatin kalimtar nga Real Madridi, sipas “AS”, ka përfunduar në shënjestrën e Juventusit, që kërkon përforcime në rast të një largimi të Alex Sandro.
Sipas gazetarit të “AS”, Tomas Roncero, bardhezinjtë kanë hequr dorë nga Macelo dhe kanë vendosur të vihen në lëvizje për 21-vjeçarin francez.
“Los Blancos” do të ishin të gatshëm ta shisnin mbrojtësin, por jo për një ofertë më të ulët se 30 milionë euro.
Sarri u emërua këtë javë trajner i Juventusit, pas largimit nga Chelsea.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...