“The Athletic” ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka ndodhur gjatë ditëve të fundit të merkatos së janarit.
Një nga emrat që Juventusi ka ndjekur me shumë vëmendje për të përforcuar repartin e sulmit ka qenë edhe Beto i Evertonit.
Sipas raportimit të “The Athletic”, Juventusi ka tentuar ta përfshijë Edon Zhegrovën në marrëveshje për ta bindur Evertonin të lejojë transferimin e Betos në Torino.
Sulmuesi portugez e njeh mirë Serie A-n, pasi më parë ka qenë pjesë e Udineses.
Megjithatë, klubi anglez e ka refuzuar këtë propozim, duke vlerësuar se Zhegrova nuk përbën një zëvendësim të denjë për Beton.
Arsyeja kryesore e refuzimit lidhet me vështirësinë për të gjetur një pasues të përshtatshëm për sulmuesin portugez, në një kohë kur kanë mbetur shumë pak ditë deri në mbylljen zyrtare të merkatos.
Zhegrova u transferua nga Lille tek Juventusi me shumë bujë në ditën e fundit të merkatos, por ylli kosovar nuk po arrin të gjejë minutat dhe formën e tij më të mirë tek Zonja e Vjetër./Arbresh.info
Mbyllet pa gola pjesa e parë e finales së Carabao Cup mes Ar...
Vdes tragjikisht 19 vjeçari shqiptar, ra nga skelet ne Angli
Protesta e opozitës, 1400 efektivë policie në terren për gar...
Rreth 200 vullnetarë, 400 thasë mbeturina – Aksion pastrimi ...
Këta janë dy efektivët që shpëtuan nga mbytja 59-vjeçaren në...
Parandalohet futja e substancave narkotike në Qendrën Korrek...