Lazio dhe Juventusi kanë ndarë pikët pas takimit të zhvilluar në stadiumin “Olimpicio”.
Dy skuadrat italiane nuk treguan asgjë për 90 minuta dhe si duket Lazio ka ndjerë lodhjen pas gjysmëfinales me Milanin, pasi zhvilloi 120 minuta, ndërsa Juventusi me mendje tek ndeshja e Ligës së Kampionëve, me Tottenhamin, që do ta zhvillojnë të martën e ardhshme.
Në pjesë të parë për skuadrën e Juventusit, tentuan të shënonin Paulo Dybala dhe Miralem Pjanic, por pa ia arritur të mposhtnin portierin shqiptar, Thomas Strakosha.
Megjithatë, në pjesën e dytë Zonja e Vjetër shtoi sulmet në drejtim të Lazios, dhe në minutat shtesë arriti golin e tre pikëve.
Golin e shënoi sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala.
Me këtë humbje, skuadra e Lazios vazhdon të renditet në pozitën e tretë me 53 pikë, ndërsa Juventusi mbetet në pozitën e dytë me 68 pikë. /arbresh.info/
Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...
E ardhmja e Rashford në Barcelonë mbetet e paqartë
Florent Muslija u operua me sukses pas lëndimit të rëndë që ...
Lushaku-Sadriu: Albin Kurti deshti me e përmbys rendin kusht...