Paul Pogba nuk është përfshirë në listën e skuadrës së Juventusit për ndeshjen e sotme (e enjte) në Ligën e Evropës kundër SC Freiburg për arsye disiplinore.
Reprezentuesi francez ka bërë vetëm dy paraqitje për Bianconerët këtë sezon, duke pësuar një dëmtim të meniskut gjatë para-sezonit.
L’esclusione di #Pogba è legata a motivi disciplinari: nello specifico a un ritardo ieri in ritiro ⚠️@GoalItalia
— Romeo Agresti (@romeoagresti) March 9, 2023
Ai nuk u stërvit me pjesën tjetër të ekipit të mërkurën dhe trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri tani e ka lënë atë në shtëpi për ndeshjen e parë të 1/8-tës në Ligën e Evropës kundër Freiburg, shkruan telegrafi.
Sipas korrespondentit të Juventusit, Romeo Agresti, Pogba u paraqit vonë në stërvitjen e së mërkurës dhe është larguar nga Allegri për arsye disiplinore.
Mattia De Sciglio, Kaio Jorge dhe Arek Milik mungojnë në ndeshjen e sotme për shkak të lëndimeve, ndërsa Federico Chiesa është në dispozicion.
Netanyahu: Një sulm i Iranit ndaj Izraelit do të ishte një g...
Sipas mediave në Spanjë, Diego Simenone do të largohet nga A...
Vengu: Shqipëria dhe Hungaria krah për krah në KFOR dhe misi...
SHSKUK sqaron bashkëpagesën prej 3 euro për personat shoqëru...
Përparim Kryeziu emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Shk...
Benfica reagon ndaj pezullimit të përkohshëm të Gianluca Pre...