Juventusi nuk po e dominon Serinë A, sikurse ka ndodhur 9 vitet e fundit, por drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” nuk janë të shqetësuar për luhatjen e rezultateve.
Përkundrazi, drejtori sportiv, Fabio Paratici, shpjegon se kur nisi një cikël i ri janë normale këto ulje-ngritje.
“Për fat të keq, në sytë e atyre që nuk janë të përfshirë në futboll, vetëm fitorja është e rëndësishme, por për të arritur një rezultat ndikojnë shumë faktorë. Ciklet zgjasin 3-4 vjet, ne kemi ndryshuar dhe gjithmonë kemi arritur të fitojmë, dhe kjo është një meritë e madhe. Këtë vit ne kemi rinovuar skuadrën duke ndjekur një linjë të re dhe mendojmë se kjo linjë mund të na çoje te rezultatet që presim.”
48-vjeçari nuk mendon se janë bërë zgjedhje të gabuara, pasi çdo vendim është marrë në bazë të rrethanave të caktuara.
Çfarë do të ndryshoja nëse do të kthehesha pas? Unë nuk jam me idenë “humb gjiçka ose fito dyfishin”, zgjedhjet janë kontekstualizuar, duke iu përshtatur momentit. Ne jemi të bindur për atë që kemi bërë, skuadra është rinovuar dhe kemi një trajner të ri”.
Paratici nuk e vë në dyshim pozicionin e Pirlos, duke u shprehur se skuadra po e ndjek me plot bindje.
“Pirlo e pëlqen presionin dhe si të gjithë në këto nivele po e shijon. Skuadra përpiqet të ketë një linjë të caktuar loje dhe po e ndjek me plot bindje. Mungesat? Ne nuk na intereson shumë kjo pjesë, kemi shumë lojtarë të mirë. Sigurisht që mungesa e 7 lojtarëve ndihet. De Ligt? Ai mori një goditje të shtunën, preferuam ta ruanim, ndaj nuk e aktivizuam ndaj Spezias.”
Vuçiq: Serbia nuk do të dërgojë forca ushtarake në Kosovë, d...
Humb jetën një punëtor në Prizren, e zë pakoja me qeramika
Reali rimerr vendin e parë në La Liga
Tottenham mposht Liverpoolin
Zjarri me 114 viktima në Irak, flet çifti: Jemi të mpirë, s’...
Bayern me përmbysje merr një barazim ndaj RB Leipzig