Arthur Melo ende mund të largohet nga Juventusi për në Arsenal këtë muaj, por transferimi po rezulton të jetë më i komplikuar nga sa do të prisnim.
Mesfushori po lufton për të rimarrë formën e tij më të mirë në Torino dhe dëshiron t’i bashkohet klubit të Premier League.
Juve do të bëjë një marrëveshje, por kushtet e tyre duhet të plotësohen dhe kjo duket se është një çështje tani.
Arsenali dëshiron të nënshkruajë me brazilianin me një marrëveshje fillestare gjashtëmujore në formë huazimi, por “Sky Sports Italia” pretendon se Juve dëshiron që ai të transferohet atje në huazim për të paktën 18 muaj me një opsion blerjeje.
Bianconerët gjithashtu duhet të gjejnë një zëvendësues për të, por kjo mund t ëmos jetë një problem me raportin që sugjeron se Nicolo Rovella mund të tërhiqet nga huazimi i tij te Geona./Arbresh.info
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka
Norvegjia e Suedia kundër Bordit amerikan të Paqes, Italia d...
I jepet lamtumira e fundit nënës së dëshmorëve, Tahir e Agim...