Pavarësisht që Juventus-i është duke treguar interesim tejet të madh për mesfushorin ofansiv të Real Madrid-it, Isco, ai nuk është duke menduar largimin.
28-vjeçari këtë sezon nuk qenë gjithmonë titullar duke bërë 30 paraqitje dhe duke kontribuar me tri gola e dy asistime, transmeton portali arbresh.info.
Sipas AS, spanjolli nuk është duke menduar largimin dhe këtë ia ka bërë me dije agjentëve.

Duke marrë parasysh anën financiare, Real-i do të preferonte shitja e Isco-s, por ende nuk dihet nëse do ndodh largimi gjatë verës.
Sidoqoftë, trajneri i ri i “Zonjës së Vjetër”, Andrea Pirlo është admirues i madh i lojtarit dhe synon ta ribashkojë me Cristiano Ronaldo-n./arbresh.info.
Katër xhiro pa u mbyllur kampionati, Bayerni fiton titullin ...
Alarm në Austri, gjendet helm për minjtë në kavanozin me ush...
Man City fiton derbin me Arsenalin, gjithçka e hapur për tit...
Rama në Abu Dabi, mesazh solidariteti për Emiratet e Bashkua...
Tensione pas ndeshjes mes Rilindjes dhe Vëllaznimit, dy tifo...
Tragjedi në ShBA, tetë fëmijë të vrarë