Nicolo Zaniolo vazhdon të mbetet në mesin e lojtarëve më atraktiv italianë, dhe me të ardhmen më të ndritur.
Ylli i skuadrës së Romës ka pasur paraqitje fenomenale në dy sezonet e fundit, duke tërhequr kështu vëmendjen e shumë skuadrave.
Juventus është në mesin e skuadrave që synon shërbimet e italianit, dhe për të mund të ofrohen rreth 50 milionë euro, gjithnjë sipas raportimeve të Alfredo Pedulla, ekspertit italian të merkatos, transmeton lajmi.net.
‘Zonja e vjetër’ beson se me 50 milionë euro, pa përfshirë bonuset, kartoni i Zaniolo mund të bëhet i tyre.
Mbetet të shihet nëse një ofertë e tillë do të niset drejt zyrave të ‘Giallorossi’ dhe këta të fundit do ta pranojnë.
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...