Cristiano Ronaldo do të qëndrojë në Juventus. Pas konfirmimit se nuk ka ndërmend të shkojë diku tjetër, shumë tifozë të Juventusit u gëzuan, por fakti se ka qenë e nevojshme për të sqaruar të ardhmen e tij pas më pak se një viti transferim në klub me përpjekje për t’i kthyer ata në një forcë madhështore evropiane nënkupton se gjërat nuk janë aspak mirë në Torino.
Pas disfatës kundër Ajaxit, Cristiano Ronaldo jo vetëm se humbi shansin për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve për të katërtin vit rresht, por kjo ka bërë gjithashtu që Topi i Artë t’i shkojë në duar rivalit të tij – Lionel Messit, transmeton portali arbresh.info.
Por, cili është hapi tjetër për Juventusin? Gjithçka duhet të planifikohet mirë sepse viti tjetër do të jetë sezoni kur Juventusi dhe Cristiano Ronaldo nuk do të kenë më vend të justifikime.
Ata kanë pasur një sezon për të njohur mirë njëri-tjetrin dhe e kanë kuptuar se si është mënyra më e mirë për të funksionuar raporti i tyre në fushë, andaj sezoni i ardhshëm do të jetë një ku gabimet nuk do të jenë të falshme.
E njëjta gjë do të ndodhë edhe me “Zonjën e Vjetër” për të reaguar duke e dikur se ku Ronaldo ka lënë mangësi dhe se si ata mund të ndryshojnë për sezonin e ardhshëm.
Një tjetër sezon ku objektivat e tyre nuk arrihen do të kenë pasoja të mëdha për Juventusin, jo vetëm në fushë, por edhe në aspektin ekonomik gjithashtu dhe lufta për Ligë të Kampionëve është një gjë që duhet bërë gjithsesi në rast se ata dëshirojnë të vazhdojnë përpara./arbresh.info/
LVV sot mban tubim në Hajvali, merr pjesë Kurti
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ndajmë të paktën 1 milia...
Sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut, të paktën dhjetë vik...
Zgjedhja e Endrit Shabani si Avokat i Popullit, Rama: E zgjo...
Dy raste të veprimtarive të kundërligjshme në një lokal në S...
“Mos lëshoni Pe”, Kusari-Lila ndan mesazhin që m...