Juventus ka refuzuar mundësinë për të rikthyer mesfushorin e Barcelonës, Arturo Vidal në shkëmbim për Miralem Pjanic.
Sipas Calciomercato, Barcelona e ka ofruar Vidal-in te “Zonja e Vjetër” në mënyrë që ta shkëmbejë për Pjanic, mirëpo gjiganti italian ka refuzuar, transmeton portali arbresh.info.
Vidal kishte kaluar katër sezone në Torino mes viteve 2011-2015, dhe arriti të fitojë Scuedetti-n derisa gjithashtu u kualifikua deri në finalen e Ligës së Kampionëve.

Juventus ia ka bërë me dije klubit blaugranas se do ta shkëmbejë boshnjakun vetëm me Arthur Melo, por ky i fundit ka refuzuar të largohet nga “Camp Nou”.
Thuhet se “Bianconerët” kanë refuzuar edhe transferimin e Ivan Rakitic-it./arbresh.info.
Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci
Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: Familjarët e...
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...
Osmani: Kosova dhe Bahamas i heqin vizat njëra-tjetrës
Ish-trajneri i Prishtinës merr drejtimin e Yllit
IKSHP tregon zonat ku nuk rekomandohet për pije