Pas rikthimit te Milani, Gennaro Gattuso ka dhënë një intervistë për mediat italiane.
Pasi foli për kënaqësinë e rikthimit të skuadra e tij e vjetër, ish – mesfushori italian ka folur edhe për Juventusin që do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve.
Ndryshe nga shumë të tjerë, Gattuso shprehet se do të bëjë tifoz për bardhezinjtë në finale pasi ata janë krenaria e Italisë aktualisht. Ja fjalët Gattusos: “Ishte e pa imagjinueshme që pak kohë më parë një ekip italian të arrinte në finalen e Ligës së Kampionëve. Shpresoj që Juventusi të triumfojë ndaj Realit në Cardif. Ata janë një krenari për Italinë dhe me Alegrin në pankinë ata janë më të fortë”, deklaroi Gattuso.
Barcelona rikthehet në krye të tabelës pas fitores me Levant...
Kosova publikon listën e gjerë për ndeshjen me Sllovakinë
Elijona tregon se pse nuk e puthi Klodin në dasmë
E dhimbshme: Mërgimtari humb jetën në aksident
Të rinjtë kërkojnë më shumë edukim mediatik në shkollë
Mac Allister hero, Liverpooli merr fitore në frymën e fundit...