Mesfushori, Aaron Ramsey mund të shitet nga Juventus në fund të sezonit, pavarësisht që u transferua gjatë afatit veror.
Ramsey iu bashkua “Zonjës së Vjetër” nga Arsenal si lojtar i lirë, ndërsa fiton rreth 400 mijë euro në javë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Tuttosport, koha e uellsianit në Torino mund të përfundojë në fund të sezonit sepse Juve është duke planifikuar ta shesë.

29-vjeçari është duke vuajtur nga lëndimet e shpeshta, andaj ka qenë i pranishëm në 12 ndeshje duke luajtur vetëm 569 minuta.
Ramsey shënoi në debutimin e tij për Juven në shtator kurse ka shënuar gjithashtu në Ligën e Kampionëve.
I interesuar për uellsianin thuhet se është Manchester United./arbresh.info.
Man United vazhdon formën e jashtëzakonshme – fiton ndaj Cry...
Konjufca dënon sulmet e Iranit ndaj bazave amerikane dhe civ...
Dronët iranianë godasin bazën detare në Abu Dabi
Ambasada amerikane paralajmëron për rrezik në Irak
Arsenal – Chelsea, publikohen formacionet zyrtare
Tre ushtarë amerikanë të vrarë në operacionin në Iran