Juvnetusi ka luajtu baras 1-1 në sfidën ndaj Sportingut në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Të parët që shënuan ishin mysafirët në minutën e 12-të me anë të Araujos, shkruan Arbresh.info.
Por nuk vonoi shumë dhe Juventusi barazoi me anë të Vlahovicit në minutën e 34-të.
Deri në fund Juventusi e shtoi iniciativën për golin e fitores por pa ia arritur dot.
Në minutën e 72-të, u inkuadrua në lojë edhe Edon Zhegrova por pa prodhuar ndonjë gol apo asistim.
Ky ishte barazimi i tretë i Juventusit në katër ndeshje kurse për Sportingun i pari, derisa ka edhe një humbje e dy fitore.
Ndeshjen e radhës Juventusi e luan ndaj Bodo/Glimt, teksa Sportingu përballet me Club Brugge./Arbresh.info
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...
Gjendet pa shenja jete një person në Istog, policia po heton...
Sulmohet me thikë një person në Kamenicë, arrestohet i dyshu...