Juventus-i është në kontakt të vazhdueshëm me agjentin Fali Ramadani, me shpresën që të arrijë marrëveshje me Fiorentina-n për Federico Chiesa.
Sipas Corriere dello Sport, “Bianconerët” mund t’i ofrojnë italianit kontratë pesëvjeçare, por nuk mund të paguajnë kërkesa e klubit, transmeton portali arbresh.info.
“Zonja e Vjetër” është duke shpresuar ta huazojë Chiesa-n me mundësi blerje, me kusht që verën e ardhshme blerja të bëhet obliguese.

Juventus-i shpreson të mbyll marrëveshjen për 50 milionë euro, i cili ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asistim në dy ndeshjet e para të këtij edicioni.
Fiorentina mund të detyrohet të zbres çmimin e kërkuar prej 70 milionë euro, ngase AC Milan-i gjithashtu është i interesuar, kurse kontrata momentale i skadon në qershorin e vitit 2022./arbresh.info.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër