Juventus është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Chelsea-s, Jorginho.
Sipas The National, “Zonja e Vjetër” ka filluar negociatat me Jorginho-n, i cili do të ribashkohet me Maurizio Sarri-n për herë të tretë, transmeton portali arbresh.info.
Jorginho u transferua në “Stamford Bridge” nga Sarri për 57 milionë euro nga Napoli dhe ka qenë i rëndësishëm duke shënuar gjashtë gola në 63 paraqitje.

Juventus është i gatshëm të paguajë 40 milionë euro për 28-vjeçarin.
Mirëpo, nuk dihet nëse “Blutë” do pranojnë ta shesin lojtarin gjatë kësaj merkato verore./arbresh.info.
Digjet një shtëpi në Matiqan, zjarrfikësit në vendngjarje
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...