Juventus gjatë kësaj merkato verore do provojë të transferojë dyshen e Chelsea-s, Jorginho dhe Emerson.
Emerson këtë sezon nuk ka arritur të luaj rregullisht dhe shumicën e ndeshjeve ishte në stol, andaj pritet që të largohet nga “Blutë” kur sezoni të përfundojë, transmeton portali arbresh.info.
Ndërsa, Jorginho këtë sezon ka qenë i mrekullueshëm duke bërë 37 paraqitje dhe Chelsea nuk dëshiron ta largojë, mirëpo kjo nuk e ka ndaluar Juventus për të treguar interesimin.

Sipas Tuttosport, si shkëmbim për dy lojtarët, “Zonja e Vjetër” do të ofrojë mesfushorin Miralem Pjanic.
Thuhet se Chelsea është i hapur për shkëmbimin, ndërsa ka mbetur që vetëm lojtarët të pranojnë të bëhen me skuadër të re, e sidomos Jorginho, i cili ka deklaruar se është i lumtur në Londër./arbresh.info.
18-vjeçarit në Shtërpcë i kapen 10 cigare me marihuanë
“Vota juaj ka rëndësi” – Hapet edhe qendra e votimit në Amba...
Digjen disa autobusë në një zonë parkimi në Durrës
Ylli i Man Cityt kërkon kalimin te Barcelona
Tajlanda dhe Kamboxhia ndalojnë konfliktin e ashpër me armëp...
KQZ: Deri në orën 13:00 votuan 36.89 për qind e votuesve të ...