Juventus dhe Napoli kanë luajtur baras pa gola me rezultat 0-0 në kuadër të javës së pestë në elitën e futbollit italian.
Pjesa e parë ishte mjaft e baraspeshuar me ‘Zonjën e Vjetër’ që kishte një përqindje më të lartë të posedimit të topit, por që munguan rastet konkrete për gol.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndonjë rast për t’u veçuar dhe kështu Juventusi mori barazimin e tretë këtë sezon në Serie A.
Pas javës së pestë Juventusi tashmë numëron nëntë pikë të grumbulluara dhe renditet në pozitën e katërt në tabelë, ndërsa Napoli ka dhjetë sosh dhe mban pozitën e dytë.
Javën e ardhshme ‘Bianconerët’ do të luajnë në udhëtim ndaj Genoas ndërsa Napoli do të jetë nikoqir i Monzas./Telegrafi/
Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kre...
Droni me mesazhin “Gjesti je më i miri” befason këngët...
Kryeprokurori i GJNP-së kërkon fletarrestime për udhëheqësit...
Randal Kolo Mouani zyrtarisht i bashkohet Juventusit
Shqipëria dhe Brazili rrisin bashkëpunimin në luftën kundër ...
Çfarë përfiton Kosova nga marrëveshja për tregti të lirë me ...