Juventusi është poshtëruar mbrëmjen e sotme (e martë) nga Real Madridi në Torino.
Skuadra e Massimiliano Allegrit është mposhtur me rezultat të thellë 0 me 3 nga kampioni në fuqi i Evropës dhe Spanjës i udhëhequr nga strategu francez Zinedine Zidane, shkruan portali arbresh.info.
Sot ishte një mbrëmje mjaftë e veçantë për sulmuesin Cristiano Ronaldo, i cili tregoi klasin e tij botëror duke realizuar dy gola si dhe duke krijuar një asistim në golin e tretë të shënuar nga Marcelo.

Është pikërisht 33-vjeçari lojtari me notën më të lartë të kësaj ndeshje. Sulmuesi portugez është vlerësuar me notën 9.9 për paraqitjen e tij të mrekullueshme në stadiumin Allianz.
Te ‘Los Blancos’ me notë të lartë janë vlerësuar edhe Marcelo (7.7), Kroos (7.8) dhje Carvajal (7.5).
Lojtari me notën më të dobët është Paulo Dybala (5.1), që u përjashtua nga ndeshja në minutën e 66′./arbresh.info/

Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...