Juventusi synon të rrëmbej tre yje të Arsenalit – Hector Bellerin, Mesut Ozil dhe Jack Wilshere, të cilët kanë ngjallur interesim të madh te gjiganti në Serie A.
Sipas një raporti të publikuar nga ‘CalcioMercato‘, Juventusi synon të bëjë ndryshime të mëdha gjatë merkatos verore pas një sezoni të përzier deri tani, transmeton portali arbresh.info.
Kampioni i Italisë aktualisht është duke qëndruar në pozitën e dytë në tabelë pavarësisht se është favorit për të fituar një tjetër titull në kampionat. Juventusi aktualisht qëndron një pikë prapa Napolit si lider i tabelës.
Ashtu siç përmendet në raportin nga lartë, skuadra italiane është duke monitoruar Wilsheren dhe Ozilin, të cilët ende nuk kanë rinovuar kontratat e tyre që skadojnë në fund të këtij sezoni
Përveç tyre, marrëveshja aktuale e Bellerinit është e vlefshme deri më 2023, por ata janë të përgatitur për të ofruar deri në 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij./arbresh.info/
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...