Juventusi raportohet se është duke konsideruar t’i ofrojë vazhdimin e kontratës portierit Gianluigi Buffon edhe për një vit.
Një marrëveshje e tillë do ta mbante atë te skuadra e Maurizio Sarrit deri në moshën 43 vjeçare, transmeton portali arbresh.info.
Portieri ikonik është rikthyer te klubi gjatë verës pas një viti të shpenzuar në Paris Saint Germain, ku ai ka bërë 24 paraqitje brenda të gjitha kompeticioneve nën udhëheqjen e Thomas Tuchel.
Buffon ka qenë në vetëm tri ndeshje në Serie A deri tani te Juventusi pas rikthimit dhe shumicën e kohës luan si një zëvendësues i ish portierit të Arsenalit, Wojciech Szczesny.
Megjithatë, Tuttosport raporton se klubi është duke konsideruar të mbajë portierin 41-vjeçar edhe për një vit sepse ai vazhdon të jetë një opsion solid në bankinë dhe ka eksperiencë për t’i ndihmuar edhe portierët e rinj të klubit.
Ish portieri i Parmas ka bërë 433 paraqitje për “Zonjën e Vjetër” brenda 17 viteve./arbresh.info/
5,000 fluturime të anuluara, ndërprerja më e madhe globale e...
Mbi 1.000 objektiva iraniane të goditura në 24 orët e para t...
Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer
Trump, popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rime...
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e...
Rikthim i madh i Juventusit – Romës i ikën fitorja në sekond...