
Cristiano Ronaldo
Anësori i Juventusit, Juan Cuadrado ka thënë se Cristiano Ronaldo nuk është arsyeja e vetme pse “Zonja e Vjetër” është përforcuar si një skuadër këtë sezon.
Juventusi aktualisht qëndron në krye të tabelës në Serie A me 12 pikë pasi ka fituar të gjitha ndeshjet e zhvilluara deri tani në ligë, transmeton portali arbresh.info. Ata kanë fituar ndeshjen e tyre të parë në UEFA Ligë të Kampionëve gjithashtu, pavarësisht se Cristiano Ronaldo u largua nga fusha pas vetëm 30 minutave.
Cuadrado së fundmi ka folur për kanalin zyrtar të klubit dhe ka zbuluar se Ronaldo nuk është arsyeja e vetme pse Juventusi është bërë një skuadër edhe më e fortë këtë sezon. Ai ka thënë:
“Ronaldo sigurisht se na ofron diçka më shumë neve, ne e dimë se çfarë lojtari është ai”
“Por, Juventusi ka qenë gjithmonë i ndërtuar mirë dhe ndoshta ne jemi edhe më të fortë sepse disa nga ne kanë qenë këtu për një kohë më të gjatë. Ne e dimë mirë dhe se kampionët madhështor kanë arritur këtu. Ne shpresojmë të shkojmë në fund të çdo gjëje”
Ndeshja e ardhshme e Juves do të bëjë që ata të udhëtojnë ndaj Frosinones, ndaj të cilës synojnë të arrijnë pesë fitore nga pesë ndeshjet deri tani./arbresh.info/
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...