Juventusi ka fituar Derbin e Italisë mbrëmjen e sotme (e premte) kundër Interit.
“Zonjës së Vjetër” i ka mjaftuar goli nga Mario Mandzukic për të vazhduar rekordin e tyre thuajse perfekt në Serie A me të 15 fitore dhe vetëm një barazim deri tani, shkruan portali arbresh.info.
Edhe pse të dy skuadrat kishin shanse mjaftë të mira, madje mysafirët arritën të godasin shtyllën përmes Roberto Galiardinit në minutën e 29′, pjesa e parë e ndeshjes së zhvilluar në stadiumin Allianz përfundoi 0 me 0.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 66′ pas një harkimi të bukur nga Joao Cancelo që u finalizua mjaftë mirë me kokë nga sulmuesi kroat Mario Mandzukic.
Vlen të përmendet që superylli Cristiano Ronaldo tentoi për të shënuar një gol spektakor gjatë fraksionit të parë, por që goditja e tij nuk shkoi në drejtimin e duhur. Sidoqoftë, fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë u bë lotjari i parë në top pesë ligat evropiane që ka bërë mbi 100 goditje këtë sezon – 39 më shumë se çdo lojtarë tjetër.
Skuadra nën udhëheqjen e Max Allegrit tani ka 43 pikë, 11 më shumë se rivali më i afërt – Napoli, ndërsa Interi ka 29 pikë, 14 më pak se Juventusi./arbresh.info/
Shikoni më poshtë golin vendimtar nga Mandzukic:
Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme të...
Kurti e cilësoi jokushtetues dekretin, Presidenca: Osmani kr...
Vdes një 56-vjeçare në një aksident në Nagavc të Rahovecit
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme