Juventusi do të rrëmbej nënshkrimin me mesfushorin e Liverpoolit, Emre Can, falas me përfundimin e kësaj jave.
“Redsat” ka hequr dorë nga reprezentuesi gjerman, i cili lejoi që kontrata e tij në Anfield të skadojë, transmeton portali arbresh.info.
Can ka qenë i lirë për të folur me klubet e tjera që nga muaji janar, ndërkohë që Bayern Munichu dhe Manchester City është përfolur gjithashtu se kanë kontaktuar atë.
Juve duket se ka fituar garën pas disa javëve diskutime dhe ‘Sky Sports’ sugjeron që prezantimi i tij pritet të bëhet brenda ditëve të ardhshme.
Liverpooli tashmë ka reaguar duke gjetur zëvendësuesin e Emre Can, i cili ishte zëvendësuesi i fundit në finalen e humbur të javës së kaluar në Ligë të Kampionëve kundër Real Madridit, me rekrutimin e Fabinhos nga Monaco.
Can ka bërë 37 paraqitje gjatë sezonit 2017/18 te Liverpooli dhe ka shënuar shtatë herë./arbresh.info/
LDK kundër projektligjeve të LVV-së, Jehona Lushaku Sadriu: ...
VV-ja i çon në Kuvend projektligjin për çmimet tavan dhe atë...
Nis seanca e kuvendit/ Në rend dite 12 pika, përfshirë kredi...
Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fito...
Abdixhiku arrin në kuvend, nuk deklarohet për media
Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime