Juventus thuhet se po kërkon të thyejë rekordin botëror të transferimeve, me një ofertë të pabesueshme prej 400 milionë euro për Kylian Mbappe, në një lëvizje që do shihte Cristiano Ronaldon të shkonte në anën e kundërt.
Gjigantët italian janë të etur të sjellin në Itali yllin e Francës, i cili ka potencialin për të qenë më i mirë në botë në një të ardhme të afërt.
Sipas TuttoSport, Juventus e di se do ta kishte të vështirë t’i mbante në skuadër kampionin e botës dhe Ronaldon.
Andaj, Juventus mundet që në ofertë të përfshijë Cristiano Ronaldon, me francezët që po ashtu janë të interesuar për portugezin.
Cristiano Ronaldo së fundi është infektuar me COVID-19 në grumbullim te Kombëtarja e Portugalisë, dhe rrezikon të humbas ndeshjen kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...