Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thuhet se është i hapur për largim nga klubi për të marrë detyrën si kryetrajner te Real Madridi në rast se plotësohen katër nga kushtet e tij të mëdha.
Kjo është vërtetë shqetësuese për tifozët e Liverpoolit duke marrë parasysh progresin e jashtëzakonshëm që ata kanë shijuar në udhëheqjen e strategut gjerman së fundmi, por kjo nuk është një befasi e madhe duke marrë parasysh se ai tashmë ka ngjallur interesim pas punës së tij të shkëlqyer në Anfield, transmeton portali arbresh.info.
Klopp është një emër i madh me të cilin Real Madridi mund të arrinte marrëveshje pas humbjes së Zindine Zidanes gjatë verës dhe problemeve që pas pasur nën udhëheqjen e Julen Lopeteguit dhe zëvendësuesit të tij – Santiago Solarit.
Sidoqoftë, Klopp do të dëshironte të ketë kontroll të plotë në transferimeve në rast se merr detyrën në Bernabeu, diçka që ndoshta do të ishte një kërkesë e madhe duke marrë parasysh strukturën e klubit.
Një tjetër kërkesë specifike në lidhje me transferimet është që Real Madridi të nënshkruaj me një top lojtar si zëvendësues të Cristiano Ronaldos.
Përveç këtyre, Klopp kërkon një kontratë tri vjeçare për tu siguruar se ka në dispozicion kohën e duhur për të vulosur qëndrimin e tij në klub.
Në fund, 51-vjeçari dëshiron të ketë stafin e tij të trajnerëve me të në kryeqytetin spanjoll.
Do të jetë mjaftë interesante për të parë se çfarë do të ndodhë gjatë muajve në vazhdim në lidhje me këtë./arbresh.info/
Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident ...
Gjilani deklason Prishtinën e Re, s’ka fitues në Klinë dhe M...
Luiz Ejlli hap Big Brother VIP Fan Club, prezanton Kiara Tit...
Abdixhiku premton 200 euro në muaj për të posalindurit
Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun P...
Witkoff takon ndërmjetësuesit për fazën e dytë të planit paq...