Xherdan Shaqiri mund të bëjë paraqitjen e parë si startues në Premierë Ligë te Liverpooli pasi Jurgen Klopp ka pranuar se ka bërë “një gabim” me mënyrën se si e ka trajtuar mesfushorin kosovar.
Reprezentuesi i Zvicrës finalizoi transferimin gjatë verës te gjiganti në Anfield për një tarifë prej 12.5 funta nga Stoke City, i cili u dëbua nga Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka pasur ndikim të madh duke shënuar një gol spektakolar kundër Manchester United në Michigan, por pavarësisht se impresionoi të gjithë në stërvitje, Shaqiri ka luajtur vetëm 27 minuta në Premierë Ligë brenda katër ndeshje, plus pesë minuta në Ligë të Kampionëve.
“Ai është shumë i gjallë, shumë pozitiv”, ka thënë fillimisht Klopp. “Nuk është vetëm nga performancat, por edhe si një djalosh në dhomën e zhveshjes. Të gjithë e duan Shaqirin, kështu është edhe pse nuk ka luajtur shumë minuta. Ky është më shumë gabimi im sesa i tij. Ai ka bërë gjithçka që të luaj, të themi të drejtën”
“Kam marrë vendime të ndryshme, por koha e tij do të vijë, kjo është e sigurt. Ne tani do të shfrytëzojmë djelmoshat. Ata janë në formë të mirë. Ju e keni parë këtë me Daniel Sturridgen, por Danieli nuk është i vetmi. Të gjithë duan të luajnë”

“Ne duhet të krijojmë diçka ku djelmoshat jo vetëm se garojnë nga bankina por ata bëjnë presion me performancat e tyre në fushë gjithashtu. Ne duhet t’i japim mundësi, por vetëm nëse ata janë në formë të mirë. Më pas është puna ime për të vendosur kush do të luaj”
Nëse Shaqiri luan pasditen e së shtunës, ai do të jetë në vend të njërit nga treshja e përbërë nga Firmino, Sadio Mane dhe Salah./arbresh.info/
“Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: K...
Deri 40 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Hamza nga Prizreni: Me qeverisjen time, një fillim i ri për ...
Barça e mbyll vitin me fitore, triumfon në udhëtim tek Villa...
Zarf gri në shtëpi! Çfarë pritet të ndodhë?
Duka në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit”: Kemi pasur një v...