Julen Lopetegui ka folur përfundimisht rreth shkarkimit të tij si trajner i Spanjës.
Spanja shkarkoi trajnerin Lopetegui në prag të Kampionatit Botëror pas njoftimit të martën se ai do t’i bashkohet Real Madridit pas turneut të madh botëror, transmeton portali arbresh.info. Vendimi për shkarkimin e tij erdhi në më pak se 48 orë para ndeshjes së parë të Spanjës në grupe kundër Portugalisë dhe kjo ka tronditur tifozët.
Lopetegui është rikthyer në Spanjë këtë pasdite dhe është pritur nga një numër i madh gazetarësh në momentin kur arriti në aeroportin në Rusi.
“Jam shumë i zhgënjyer, por ne shpresojmë që mund të fitojmë Kampionatin Botëror”, ka thënë ai.
“Mesazhi im është ky: Ne kemi një skuadër të shkëlqyer dhe shpresojmë se mund të shkojmë dhe të fitojmë Kampionatin Botëror, nuk mund të them më shumë se kaq”
Konfirmimi i Real Madridit për emërimin e Lopeteguit erdhi në një deklaratë që kishte tre paragrafë në faqen e tyre zyrtare.
Por, kjo bëri zhurmë te Federata e Futbollit të Spanjës, e cila mësoi rreth këtij emërimi vetëm pas minuta pasi njoftimi i Real Madridit u bë publik./arbresh.info/
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...