Anthony Joshua është hapur në lidhje me bisedën e tij me legjendën e boksit Floyd Mayweather pas fitores së tij ndaj Kubrat Pulev të shtunën mbrëma.
Boksieri britanik bëri mbrojtjen e tij të parë të titullit botëror në Londër që kur rifitoi kurorën e tij të kampionit nga Andy Ruiz Jr në Arabinë Saudite dhjetorin e kaluar.
Joshua dukej rehat në ring duke e rrëzuar Pulev dy herë në raundin e tretë në The SSE Arena para se ta nokautoj për fitore në raundin e nëntë, transmeton Telegrafi.
Pas luftës ndaj Pulev, Joshua u largua nga ringu për të përqafuar Mayweatherin, i cili befasoi shumë tifozë me praninë e tij pranë ringut.
Duke folur në YouTube, Joshua zbuloi se i pamposhturi Mayweather i dha atij një këshillë shumë të vlefshme.
“Boksi është një lojë shahu, jo ‘checkers’ (damë)”, ka treguar Joshua fjalët e amerikanit.
Ndryshe, damë është lojë me tridhjetë e dy gurë (gjashtëmbëdhjetë të bardhë e gjashtëmbëdhjetë të zinj), që luhet nga dy veta mbi një pllakë druri etj., të ndarë në gjashtëdhjetë e katër katrorë të barabartë, ku gurët mund të lëvizin vetëm në vijë të drejtë./Arbresh.info/
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...