Anthony Joshua përsëri ka befasuar kur ka folur për kundërshtarin e radhës, pas duelit me Miller.
Joshua do të përballet me Miller më 1 qershor, në ‘Madison Square Garden’ në Nju Jork, për të mbrojtur titujt e tij.
Të gjithë adhuruesit e boksit do të dëshironin një duel të Joshuas me Deontay Wilder apo Tyson Fury, por duket se kjo nuk do të ndodh as pas duelit me Milller.
“Tyson Fury dhe Deontay Wilder kanë thënë se do të më fusin në listën e zezë. Ata nuk më duan lider të negociatave, dhe kjo është e çuditshme” ka thënë AJ, transmeton lajmi.net.
“Pasi ta largoj nga rruga ‘Big Baby’ mund të them se do të shikoj për Luis Ortiz. Ajo besoj se do të jetë ndeshja e radhës, pas debutimit në SHBA” ka thënë ndër të tjerash britaniku.
Me siguri se kjo nuk do t’iu pëlqej tifozëve të boksit, pasi të gjithë presin duelin e Joshuas me Wilder apo Fury.
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...