Anthony Joshua gjendet në Dubai për të përfunduar stërvitjet e tij para rimeçit ndaj Oleksandr Usyk.
Bashkë me të gjendet poashtu edhe legjenda e boksit Floyd MayWeather i cili është duke ndihmuar Joshuan të përgatitet.
Sipas mediave britanike, MayWeather tashëm është bërë pjesë e stafit të Joshuas, duke i dhënë këshilla për sfidën që do të zhvillohet në pranverë të këtij vitit.
MayWeather poashtu gjendet në Dubai për t’i stërvitur disa nga boksierët e tij dhe me këtë rast ka vendosur edhe të i ndihmojë Joshuas.
Nëpër rrjetet sociale kanë qarkulluar disa video ku shihen të dy duke kryer seancat stërvitore.
Anthony Joshua getting tips from Floyd Mayweather as he trains…
[? Anis Binous] pic.twitter.com/YUQBwOA41F
— Michael Benson (@MichaelBensonn) January 2, 2022
“Gjëja më e mirë është të ndihmojë brezin e ri. Respekt të madh për ty kampion”, ka qenë mesazhi i Joshua në drejtim të Mayweather.
Ende nuk është bërë ditur data se kur do të mbahet por sipas trajnerit kryesor të Joshuas, ndeshja do të mbahet në pranverë të këtij vitit. /arbresh.info/
KQZ: Në përfaqësitë diplomatike lejohet votimi edhe me dokum...
Në prag të Vitit të Ri, Policia e Kosovës shpërndanë dhurata...
Ballkani e mbyll gjysmëstinorin si kampion në Superligën e K...
Vuçiq fton serbët ta votojnë Listën Serbe, më 28 dhjetor
KOSTT: 4 blloqe prodhojnë energji 800 megavat në orë, konsum...
Kurti prezanton sistemin raketor antitank “Panzerfaust 3”, m...