Trajneri portugez i Manchester United, Jose Mourinho, është duke menduar ta përforcojë mesfushën.
Mourinho gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, nuk arrtiti të nënshkruante me mesfushorët që dëshironte dhe tashmë ka filluar përgatitjet qysh tani që të jetë gati për sezonin e ri.
Manchester United sezonin 2017/18 e filloi në mënyrë të jashtëzakonshëm, por me disa lëndime të lojtarëve si Paul Pogba, Anthony Martial, Zlatan Ibrahimovic, Eric Bailly, Ander Herrera, sezonin i tyre ndryshoi në mnëyrë dramatike, dhe tani janë në garë vetëm për një trofe, atë të FA Cup.
Tekniku portugez është duke menduar të bëjë një ofertë për mesfushorin uellsian, Aroon Ramsey, të Arsenalit.
Ramsey ende nuk ka vazhduar kontratën me topçinjtë dhe këtë situatë është duke e vëzhguar Mourinho.
Përveç United, edhe Chelsea është duke e monitoruar situatën e Ramsey. /arbresh.info/
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët