Sipas raporteve në Francë, Jose Mourinho ka refuzuar një mundësi për të marrë detyrën si trajner te Lyoni.
Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas ka kontaktuar ish trajnerin e Manchester United në lidhje me rolin pasi Sylvinho u shkarkua nga pozita e tij mbrëmjen e së hënës, transmeton portali arbresh.info.
Por, sipas një raporti nga RMC, Mourinho refuzoi shansin për të marrë detyrën.
Portugezi dëshiron të gjej punë më para në Angli sesa në Francë për shkak se edhe familja e tij qëndron aty si pasoj e periudhës së shpenzuar të tij në Old Trafford dhe Chelsea.
Laurent Blanc është një tjetër shënjestër e Aulasit dhe pritet të mbaj takim me klubin brenda ditëve të ardhshme.
Ai është favorit për këtë rol dhe mund të emërohet në pozitë para fillimit të javës së ardhshme./arbresh.info/
Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngus...
Nuk është më i paprekshëm, ylli i Real Madridit drejt largim...
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim
Edhe mjekët e profesorët tani obligohen të deklarojnë pasuri...
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm
Izraeli mund të thërrasë 450 mijë rezervistë për një pushtim...