Revolucioni i Jose Mourinhos te Manchester United tashmë ka nisur, pasi që trajneri portugez po i largon futbollistët të cilët nuk i konsideron si të denjë për të veshur fanellën e klubit nga ‘Old Trafford’.
Pas Morgan Schneiderlin, Memphis Depay dhe Bastian Schweinsteiger, radha është për Daley Blind, i cili pritet të kthehet në Holandë te skuadra e Ajaxit.
Reprezentuesi holandez nuk pëlqehet nga Mourinho dhe në të shumtën e kohës është lënë në bankën rezervë.
Blind është transferuar te United para dy vitesh për 14 milionë euro, ndërsa ‘Djajtë’ mund ta lejojnë atë të largohet për një shifër më të vogël.
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...