Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho raportohet se është duke menduar transferimin e yllit kosovar Xherdan Shaqirit.
Shaqiri ka shënuar 15 gola brenda 92 paraqitjeve te Stoke City qysh pasi iu bashkua klubit në vitin 2015, por anësori 26-vjeçar do të largohet nga “Potters” pas dëbimit të tyre nga Premierë Liga, transmeton portali arbresh.info.
Raportet sugjerojnë që Liverpooli ka zhvilluar bisedime me Shaqirin rreth një transferimi prej 12 milionë funta në Anfield, por mësohet se “Redsat” do të përballen në garën për shërbimet e tij këtë verë edhe me një rival të madh.
Bazuar në ‘The Sun’, Mourinho ishte duke vëzhguar paraqitjet e Shaqirit në Kampionatin Botëror para se Zvicra të eliminohej në duart e Suedisë në xhiron e 1/8-së.
Thuhet se Mourinho madje iu ka thënë shokëve të tij të afërt se është duke kërkuar ish lojtarin e Bayern Munichut.
Shaqiri ka konfirmuar tashmë që largimi i tij nga Stoke City këtë verë është i pashmangshëm./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...