Trajneri portugez i Manchester United, Jose Mourinho, ka mbrojtur vetën rreth incidentit me shishe të ujit, me tifozët e Crystal Palace.
Djajtë e kuq arritën të bënin një rikthim sensacional në ndeshje, duke e përmbysur rezultatin nga 2 – 0, në 2 – 3, shkruan arbresh.info.
Golat nga Chris Smalling, Romelu Lukaku dhe Nemanja Maticit, ia siguruan tre pikët e plota, para derbit me rivalin e përbetuar, Liverpoolin.
Gjatë ndeshjes, trajner portugez ishte kapluar nga emocionet gjatë pjesës së dytë, dhe për një moment ai gjuajti një shishe të ujit në drejtim të tifozëve të Crystal Palace.

Megjithatë, Mourinho kishte kërkuar falje aty për aty, dhe si duket tifozët e Palace e shikuan nga ana pozitive.
Mourinho ka sqaruar incidentin për televizionin gjigant “Sky Sports”, duke deklaruar se ishte nga frustrimi i lojës, që e kishin shtyrë për të bërë.

“Shisha ishte e zbrazët, dhe ishte pak me gjyqtarin dhe pak nga frustrimi për rezultatin, pa ndonjë zemërim, ishte një moement i mirë, me njerëz të mirë në tribuna”, deklaroi Mourinho
“Ndoshta, ata më duan, sepse unë vazhdoj të them se ky stadium dhe tifozët janë thjesht fantastik”, përfundoi tekniku portugez.
Mourinho ishte dënuar më një ndeshje mos prezencë, në fund të muajit nëntor për të njëjtin incident në barazimin me West Hamin 1 me 1. /arbresh.info/



Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...
“Arti i tij është i pazëvendësueshëm”, Haradinaj uron Ilir S...
Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës s...
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...