Ish trajneri i Manchester United dhe Chelseas, Jose Mourinho raportohet se është afër për t’iu rikthyer menaxhmentit në futboll.
Bazuar në një raport nga Don Balon, Mourinho është i vendosur për të marrë detyrën te Tottenham Hotspuri si pasojë e vështirësive të shumta të skuadrës në veri të Londrës nën udhëheqjen e Mauricio Pochettinos këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
Argjentinasi ka bërë një punë të mrekullueshme gjatë kohës së tij te “Spursët”, por tani mund të jetë koha që klubi të bëjë ndryshime teksa një top trajner si Mourinho është në dispozicion.
Mundësitë si kjo nuk vijnë çdo ditë dhe ndoshta koha e Pochettinos te Tottenhami është afër fundit.
Është vështirë për çdo klub të refuzoj një trajner me shumë trofe si Jose Mourinhos, ndonëse ka pasur problem në punët e tij së fundmi./arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...