Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, ka bërë thirrje për kujdes të madh nga skuadra e tij para duelit kthyes ndaj skuadrës nga Luksemburgu, Fola Esch.
Prishtina zhvillon ndeshjen kthyese të enjten mbrëma, ku edhe kërkon kualifikimin në rrethin e dytë të Europa League.
Edhe pse ndeshja e parë në Luksemburg përfundoi pa gola, tekniku i Prishtinës, Mirel Josa, thotë se ekipi i tij nuk duhet të rrëmbehet nga optimizmi.
“Kemi marrë rezultat pozitiv, por nuk duhet të rrëmbehemi nga optimizmi. Duhet të jemi të kujdesshëm nga se kundërshtari ka më shumë përvojë në garat evropiane”.
“Duhet të ketë entuziazëm në tribuna dhe në fushë, por të mos rrëmbehemi nga optimizmi, e përsëris. Rezultati ishte i mirë, por edhe më i mirë do të ishte barazimi me gola. Mund edhe të kishim pranuar gol. Andaj të shohim çka mund të bëjmë në fushë”, deklaroi Josa në konferencën për shtyp para takimit.
Prishtinës i duhet një fitore minimale ndaj Fola Esch për të siguruar kualifikimin tutje.
Në rrethin tjetër Prishtinën e pret skuadra KRC Genk. /Telegrafi/
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...