John Terry ka nisur bisedimet formale me Astan Villan dhe do t’i bashkohet klubit në Championship të hënën.
Karriera 19-vjeçare e tij në Chelsea përfundoi të shtunën dhe mbrojtësi veteran tani ka vendosur të luaj edhe për një sezon tjetër pas interesimit nga trajneri i Villas, Steve Bruce, transmeton portali arbresh.info.
36-vjeçari ka menduar pensionimin pavarësisht ofertave nga klubet në Premierë Ligë si Bournemouth, Swansea City dhe West Bromwich Albion, por ka refuzuar që të ketë mundësi të luaj kundër Chelseat në ligën më të madhe angleze.
Në vend të kësaj, Terry ka zgjedhur të shijojë një sfidë të re për të rikthyer Aston Villan sërish në Premierë Ligë./arbresh.info
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...
Irani e quan “akt piraterie” bllokadën e propozuar nga ShBA ...
Vidhet arka e bamirësisë në një xhami në Mirash të Ferizajt
Fundi i Orban pas 16 vjetësh pushtet, deputetja e VV kërkon ...
Elvis Rexhbeçaj largohet nga Augsburgu, por jo nga Bundeslig...
Si u komentua fitorja e Magyarit në zgjedhjet e Hungarisë