Dortmundi do të përballet në çerekfinale ndaj Real Madridin në Kupën e Botës për Klube.
Ndeshja do të luhet me datën 5 korrik me fillim nga ora 22:00, shkruan Arbresh.info.
Verdhezinjtë në këtë sfidë do të jenë pa njërin prej yjeve të rinj të skuadrës, Jobe Bellingham, vëllaun e Jude i cili luan tek Real Madridi.
Jobe u ndëshkua mbrëmë me karton të verdhë dhe është suspenduar për ndeshjen çerekfinale pasi përmbushi numrin e caktuar të kartonëve të verdhë.
Kjo e pamundëson një përballje kokë më kokë të vëllezërve Bellingham.
Jobe u transferua këtë verë tek Dortmundi nga Sunderlandi, kurse Jude Bellingham do të përballet me ish-klubin e tij sërish pas asaj finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2024.
Kujtojmë se Real Madridi e transferoi Bellinghamin verën e vitit 2023 nga gjiganti gjerman për rreth 100 milionë euro./Arbresh.info
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...