Trajneri i Valencuas, Nuno Espirito Santo, ka njoftuar se ka vendosur të largohet nga posti i kryetrajnerit të skuadrës pas humbjes 1 me 0 nga Sevilla.
“Para ndeshjes kam folur me presidentin, Peter Lim dhe kemi folur edhe pas ndeshjes dhe jemi pajtuar që situata nuk është e mirë. Të gjithë duam që të japim më të mirën për klubin. Andaj për këtë arsye kam vendosur të largohem nga klubi. Ishte nder të udhëhiqja klubin. Dua të falënderoj të gjithë lojtarët, Peter Lim dhe fansat”, ka thënë ai pas ndeshjes në konferencën për media, raporton “Goal”.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...