Mesfushori i talentuar shqiptar, Ardon Jashari nuk është në negociata me asnjë klub tjetër në këtë fazë, pasi e ka bërë të qartë se dëshiron të bashkohet me AC Milan.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, thuhet se lojtari është plotësisht i bindur se Milani është destinacioni ideal për zhvillimin e tij dhe për të hedhur hapin e radhës në karrierë, shkruan Arbresh.info.
Klubi italian ka paraqitur një ofertë prej 30 milionë eurosh + bonuse, por kjo nuk është konsideruar e mjaftueshme nga Club Brugge, të cilët kërkojnë më shumë për kartonin e Jasharit.
Tashmë një gjë është e qartë se gjithçka do të varet nga klubet, pasi Jashari e ka thënë fjalën e tij.
Ardon Jashari këtë sezon ka pasur paraqitje fantastike me klubin belg ku edhe është shpallur lojtari i sezonit në Superligën e Belgjikës.
22-vjeçari në 52 ndeshje këtë sezon të luajtura ka realizuar katër gola e gjashtë asistime.
Përveç Brugges, ai ka luajtur edhe tek Luzern në Zvicër./Arbresh.info
🚨🔴⚫️ Understand Ardon Jashari is not negotiating with other clubs at this stage: he wants to join AC Milan.
He’s decided and convinced by AC Milan as ideal destination for future.
Current proposal worth €30m plus add-ons, not enough as Club Brugge want more. Up to the club. pic.twitter.com/OOHCVprHjx
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 30, 2025
Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifr...
20-vjeçari rumun humb jetën në burgun e Shkodrës, dyshohet p...
Grenlanda goditet nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe ...
Rama me letër të hapur për Kurtin
Pas testimit të “Skifteri K1”, Future Minds Academy prezanto...
Ndëshkohen tri lokale në Shtime për prishje të rendit dhe qe...