Januzaj mund të zëvendësoj Hazardin në Belgjikë

Belgium's forward Adnan Januzaj moves the ball during the friendly football match between Belgium and Luxembourg at the Fenix Stadium, on May 26, 2014 in Genk. AFP PHOTO / JOHN THYS (Photo credit should read JOHN THYS/AFP/Getty Images)

18:29 | 21 Mars 2017
Arbresh Info

Adnan Januzaj ka një shans të ftohet nga skuadra kombëtare e Belgjikës si një zëvendësues mesfushorit Eden Hazard.

Ylli i Chelseat është detyruar të tërhiqet nga skuadra e Roberto Martinezit për shkak të një lëndimi në pulpë të këmbës, transmeton portali arbresh.info. Belgjika do të përballet me Greqinë në kuadër të ndeshjeve eliminatore të Kampionatit Botëror para ndeshjes miqësore ndaj Rusisë javën e ardhshme.

Martinez aktualisht ka dy opsione për të zëvendësuar Hazardin, njëri është futbollisti shqiptar Adnan Januzaj i huazuar te Sunderlandi nga Manchester United, ndërsa tjetri është vëllai i Hazardit, Thorgan.

Edeni dhe Adnani janë shok me njëri-tjetrin dhe kanë shpenzuar edhe kohë së bashku gjatë pushimit të fundit në Angli./arbresh.info