Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Vushtrrisë, policia nis hetimet

10:00 | 29 Mars 2026
E.G

Një foshnjë mashkull është dërguar pa shenja jete në emergjencë në Vushtrri në orët e hershme të 28 marsit.

Rastin e ka raportuar nëna e foshnjës, ndërsa njësitë përkatëse kanë nisur hetimet.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“HETIM MBI VDEKJEN Vushtrri 28.03.2026-02:00. Nga emergjenca është informuar se nga ankuesja femër kosovare është sjell pa shenja jete foshnja e saj viktima mashkull. Njësitë përkatëse janë duke hetuar rastin. Ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.2, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale