Në vitin 2018, ashtu si shumë lojtarë të brezit të tij, anësori i PSG-së, Ousmane Dembele, po luante Kupën e tij të parë të Botës me Kombëtaren e Francës.
Që nga ajo kohë, ai është shndërruar në një lojtar krejtësisht ndryshe, duke fituar njohje globale pas triumfit me Topin e Artë në vitin 2025.
Këtë të shtunë, në Shtetet e Bashkuara, në prag të ndeshjes së dytë miqësore të Francës ndaj Kolumbisë, në kuadër të përgatitjeve për Kupën e Botës 2026, sulmuesi i PSG-së foli për rrugëtimin e tij në një intervistë për “Fox Deportes”.
“Çfarë ka ndryshuar krahasuar me vitin 2018? Kam qenë në një nivel më të mirë që nga sezoni i kaluar”.
“Shumë gjëra kanë ndryshuar në futbollin tim dhe në jetën time, tani jam shumë më i qetë dhe shpresoj ta ruaj këtë nivel”.
Sa i përket forcës së Kombëtares franceze, e cila duket e paprekshme nga presioni, Dembele zbuloi edhe “recetën” e suksesit.
“Ne fokusohemi kryesisht te vetja jonë, të gjithë njihemi që nga fëmijëria dhe duhet të performojmë si grup për të fituar trofe”, deklaroi sulmuesi i PSG-së./Telegrafi/
Zhduket një vajzë në Lipjan, babai njofton policinë
Mbledhja e grupit parlamentar socialist, Rama: Në fokus refo...
FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për ven...
Masakra e Belegut dhe dështimi i drejtësisë ndërkombëtare
Një shtëpi në Gjakovë përfshihet nga zjarri, arrestohet i dy...
Dyshuesit e drogës kapen pas përplasjes dhe ndjekjes nga pol...